Plagosja me thikë brenda berberhanes në Vlorë, zbardhen EMRAT e autorit dhe të plagosurit!

Aktualitet

Plagosja me thikë brenda berberhanes në Vlorë, zbardhen EMRAT e

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe të plagosurit. Autori Shkëmbor Skënderaj ka hyrë brenda berberhanes ku ndodhej 25-vjeçari Margarit Shakaj dhe e ka goditur atë me thikë në kraharor.

Pas sulmit, ai ka hedhur thikën në trotuar dhe është larguar me vrap nëpër lagje. Deri tani, policia ende nuk ka arritur ta kapë.  Efektivët e policisë kanë vendosur shiritin dhe po ushtrojnë kontroll në një biznes në Vlorë tek zona e njohur si Aleksandria, pjesë e lagjes Pavarësia të qytetit.

Po ashtu, sipas burimeve të policisë së Vlorës bëhet me dije se ka patur një konflikt në një berberhane në Vlorë, pas konfliktit me fjalë mes një klienti dhe kursantit në këtë berberhane.

Pas fjalëve, klienti ka qënë ai që ka goditur me thikë kursantin në orarin e tij të punës dhe është larguar.

 

 

 

ME TE LEXUARAT