Krimi i pasionit në Pogradec, si e vrau 37-vjeçarin partneren 15 vite më të madhe! Historia e tyre nisi 8 vite më parë

Aktualitet

Krimi i pasionit në Pogradec, si e vrau 37-vjeçarin partneren 15

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Pogradec, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço u vra në mënyrë makabre brenda banesës së saj në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit.

I dyshuar për kryerjen e krimit Ilirjan Selmani, 37 vjeç, dyshohet se kishte një lidhje intime prej tetë vitesh me viktimën.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit pas një konflikti mes tyre. Gjatë debatit, Selmani e ka goditur me një mjet prerës në qafë dhe në krah, duke i shkaktuar plagë të rënda që sollën vdekjen e menjëhershme të Kozetës.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar ka tentuar të zhdukë gjurmët duke pastruar gjakun me bluza dhe peceta, të cilat më pas i ka hedhur në një kazan mbeturinash pranë banesës. Kamerat e sigurisë së një biznesi në zonë kanë regjistruar këto veprime, duke ndihmuar policinë në identifikimin dhe ndalimin e tij.

Më pas, Selmani është parë duke u takuar me disa të njohur, të cilëve u ka thënë se kishte vendosur të ndahej nga Kozeta, duke pretenduar se ajo kishte një lidhje tjetër./shqip

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion