Policisë Bashkiake aksion në plazhin e Velipojës, sekuestrohen shezllonësh pa leje!

Aktualitet

Policisë Bashkiake aksion në plazhin e Velipojës, sekuestrohen

Edhe Shkodra vijon aksionin me lirimin e hapësirave publike. Ditët e fundit aksioni është përqendruar në plazhin e Velipojës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka treguar me një video punën e punonjësve për lirimin e hapësirave publike.

"Çdo ditë, grupet e Policisë Bashkiake janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e pushuesve dhe ruajtjen e hapësirave publike në plazhin e Velipojës.

Gjatë ditës së sotme është evidentuar një tjetër rast zënies së hapësirës publike, ku është ndërhyrë në lirimin dhe sekuestrimin e shezllonëve të vendosur pa lejen e miratuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit", shkruan Beci.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion