Plagosja e 33-vjeçarit pas sherrit në lokal, policia në kërkim të autorëve, blindon Beratin

Aktualitet

Plagosja e 33-vjeçarit pas sherrit në lokal, policia në

Policia ka dhënë detaje nga përplasja e armatosur në Berat, ku i plagosur mbeti 33-vjeçari, Iljan Ismaili. Mësohet se i riu menjëherë pas ngjarjes është dërguar në spitalin rajonal të Beratit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë policia ka blinduar Beratin dhe po kryen kontrolle për kapjen e autorëve. 

Berat/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fashatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion