Shteti europian iu thotë 'lamtumirë' maskave

Bota

Shteti europian iu thotë 'lamtumirë' maskave

Hungaria do të heqë shumicën e kufizimeve ndaj pandemisë, duke përfshirë masën e izolimit gjatë orëve të natës, sapo që numri i të vaksinuarve të arrijë 5 milionë këtë fundjavë, tha të premten kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Orban i tha radios shtetërore se nuk do të ketë më nevojë që banorët të mbajnë maskat në ambiente të hapura.

"Kjo do të thotë që ne kemi mundur valën e tretë të pandemisë", tha Orban, duke shtuar se ka ardhur koha për t'i thënë "lamtumirë maskave" në vendet publike.

Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka miratuar dhe përdorur vaksinës Sputnik të Rusisë dhe ato kineze.

Kjo i ka mundësuar këtij vendi që të arrijë një nga nivelet më të larta të vaksinimit në BE. Rreth 50% e popullsisë prej rreth 10 milionësh, tashmë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.

Shumica e bizneseve tashmë janë hapur, duke përfshirë hotelet, restoranet pastaj teatrot, kinematë, palestrat dhe vendet tjera sportive.

Vitin e kaluar ekonomia e këtij vendi u tkurr për 5 për qind. Kryeministri Orban ka thënë se rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë më e lartë se parashikimi aktual i qeverisë prej 4.3 për qind.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion