Emri/ Kërcet arma në Berat, plagoset 33-vjeçari gjatë sherrit në lokal

Aktualitet

Emri/ Kërcet arma në Berat, plagoset 33-vjeçari gjatë

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti në fshatin Poshnje të Urës Vajgurore. Mësohet se sherri ka ndodhur brenda një lokali dhe i plagosur me armë zjarri është 33-vjeçari, Iljan Ismaili.

Ende nuk dihen detaje nga përplasja e armatosur.

33-vjeçari, kishte pak ditë që ishte kthyer nga Britania e Madhe. 

I riu, ndodhet në spitalin rajonal të Beratit jashtë rrezikut për jetën. 

Policia ka shoqëruar në Komisariat disa shtetas, të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion