Plagosi me thikë 46-vjeçarin në Tropojë, arrestohet një ditë më pas adoleshenti

Aktualitet

Plagosi me thikë 46-vjeçarin në Tropojë, arrestohet

“Blutë” e Kukësit kanë arrestuar 19-vjeçarin me iniciale F.S për plagosjen  e 46-vjeçarit, i cili u shtrua me urgjencë në spitalin e Gjakovës.

DVP Kukës  -Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për plagosjen me thikë të shtetasit A. M., bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, ndaluan shtetasin F. S., 19 vjeç, banues në Tropojë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, në qytetin e Bajram Currit, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës thikë, për motive të dobëta, shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Tropojë, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) me të cilin dyshohet se është kryer plagosja, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.   

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në Berat, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin e tij, në të cilin gjatë kontrollit u gjet një shkop metalik. Shkopi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion