Makina përplaset me ambulancën në Shkodër, humb jetën 57-vjeçari, vajza e tij në spital

Aktualitet

Makina përplaset me ambulancën në Shkodër, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, të enjten rreth orës 08:35 në aksin  “Shkodër-Hani-I Hotiot”. Mësohet sipas policisë se një 57-vjeçar ka humbur jetën nga përplasja e makinës me një autombulancë. Ndërsa vajza e tij pasagjere në mjet ndodhet nën kujdesin e  mjekëve.

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 08:35, në aksin rrugor "Shkodër-Hani i Hotit", autoambulanca me drejtues  shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. K., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve. 

Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion