Sherr për linjën e ujit të pallatit/ 35-vjeçari pla'gosi administratorin, arrestohet nga policia

Aktualitet

Sherr për linjën e ujit të pallatit/ 35-vjeçari

Një konflikt për linjën e ujit të pijshëm në një pallat në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e rëndë të administratorit të objektit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një pallat në rrugën “Aleksandri i Madh”. Sipas Policisë, 35-vjeçari me inicialet K. L., banor i pallatit, dyshohet se ka plagosur me mjete prerëse administratorin, F. G., 74 vjeç.

Policia bën me dije se shërbimet e Komisariatit Nr. 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, pas njoftimit për personin e plagosur, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar pak pas ngjarjes.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar një thikë dhe një motorsharrë, të dyshuara si mjete të përdorura në ngjarje.

74-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion