Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian kapet me kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Aktualitet

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti

Një çift shqiptaro-italian është arrestuar nga policia zvicerane në kantonin e Luganos, nën akuzën e trafikut të kokainës.

Të arrestuarit nga policia janë një 51-vjeçar shqiptar dhe një grua 35-vjeçare italiane, të cilët u kapën në flagrancë me 1,4 kg kokainë, në shtëpinë e tyre në Davesco-Soragno. Hetimi lidhet me sekuestrimin e madh më 22 shkurt në një vilë në Pregassona.

Zyra e Prokurorit Publik dhe Policia Kantonale njoftuan sot arrestimet. Mësohet se 51-vjeçari shqiptar është me banim në Gjermani. Përveç kokainës u gjetën edhe 10 gramë pilula ekstazie, ndërsa dyshohet se janë pjesë e një organizate të madhe trafiku në rajonin Sottoceneri. Pas marrjes në pyetje, ata u arrestuan.

“Ky operacion është pjesë e një hetimi më të gjerë, që zgjati disa muaj, i cili ka çuar tashmë në arrestimin e disa individëve. Më 22 shkurt, gjatë një bastisjeje policore në një vilë në Pregassona, u sekuestruan 2.8 kilogramë kokainë, mbi një kilogram kanabis dhe derivate të tij, një pistoletë dhe tre pushkë. Dy italianë, të moshës 47 dhe 46 vjeç, dhe një shtetas rumun 28-vjeçar u arrestuan në atë kohë”, informon media zvicerane.

Hetimet e mëtejshme nga hetuesit çuan, në fillim të prillit, në paraburgimin e dy italianëve, të moshës 57 dhe 34 vjeç, dhe një zvicerane 38-vjeçare. Policia kantonale po shqyrton gjithashtu pozicionet e të pandehurve të tjerë, kundër të cilëve nuk janë urdhëruar masa kufizuese.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion