Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal/ Arrestohet për trafik droge, i sekuestrohen 22 pasuri në Durrës dhe Vlorë

Aktualitet

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal/ Arrestohet për

Policia e Shtetit njoftoi se ka sekuestruar 22 pasuri të një personi të arrestuar në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Filtri”, i zhvilluar si rezultat i punës së mirëkoordinuar informative dhe operacionale, nga Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Hetimore qendrore, homologët belg dhe dvpt-të Vlorë, Durrës dhe Tiranë.

Sekuestrohen 22 pasuri (të paluajtshme dhe automjete) në pronësi të një 50-vjeçari aktualisht të akuzuar nga autoritetet belge, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge, si dhe të familjarëve të tij”, tha policia.

Në kuadër të procedimit pasuror që shërbeu për finalizimin e këtij operacioni, si dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u sekuestruan 22 pasuri (të paluajtshme dhe automjete), në pronësi të shtetasit E. G, 50 vjeç, lindur në Vlorë, dhe të familjarëve të tij.

“50-vjeçari aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit në Bruksel, Belgjikë, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të kryera në formën e organizatës kriminale”, tha policia.

Në kuadër të operacionit “Filtri”, u sekuestruan 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shtetasi E. G. dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 50-vjeçarit.

Vijojnë hetimet me qëllim zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë si burim, veprimtaritë kriminale të shtetasit E. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion