Pjesë e bandës së Laert Haxhiut, GJKKO lë në burg Kristi Bixhekun!

Aktualitet

Pjesë e bandës së Laert Haxhiut, GJKKO lë në burg

Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli pa afat Kristi Bixhekun, një prej anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut i ekstraduar dy ditë më parë nga Holanda.

Mësohet se 30-vjeçari Kristi Bixheku, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, ka caktuar masën e sigurisë, “arrest me burg”, për veprat penale: “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ai akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e Bujar Turkut, në 31 Dhjetor 2022, në qytetin e Lushnjës.Po ashtu ai akuzohet edhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje ndaj Genci Hida. Kristi Bixheku, rezulton i ndaluar në 2021 si autor i dyshuar i vrasjes së Fridman Xhaferajt në Korçë, por që më pas u lirua pasi nuk u provua përfshirja e tij. 

Pas ekstradimit një ditë më parë njohjes së masës së sigurisë arrest ne burg Bixheku po qëndron në ambientet e paraburgimit 313.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion