Tjetër aksident në ajër! Aeroplani luftarak kinez përplaset në një zonë të banuar, shpërthen në flakë!

Bota

Një stërvitje ushtarake në Kinë nuk shkoi edhe ashtu siç ishte planifikuar gjatë javës së kaluar, kur një aeroplan luftarak u përplas në tokë dhe shpërtheu.

Pamjet amatore shfaqin momentin kur aeroplani Shenyang J-15 fillon të bie pingul në tokë, në një zonë të banuar në jug të Hainan në afërsi të Hong Kongut, transmeton Telegrafi. Avioni bie në një zonë të banuar, kurse në prapa vijë dëgjohet shpërthimi dhe zjarri që ngritet në qiell.

Piloti është katapultuar me kohë, pasi shihet duke zbritur me parashutë jo shumë larg vendit ku ka ndodhur rrëzimi.

Ushtria kineze ka njoftuar se nga rrëzimi i aeroplanit nuk është lënduar askush kurse pamjet janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT