Mbi 210 kg kokainë në Portin e Pireut, biznesmeni shqiptar në pranga, hyri në Greqi me pasaportë serbe

Aktualitet

Mbi 210 kg kokainë në Portin e Pireut, biznesmeni shqiptar në

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me shqiptarin e arrestuar sot në lidhje me sasinë prej 210 kg kokainë e kapur në Pire.

Shqiptari mësohet se njihet me emrin “Andrea” dhe rezulton biznesmen në Shqipëri, pronar dyqanesh me rroba, ndërkohë rezulton pronar edhe i një autobusi turistik.

Ai konsiderohet kreu i grupit që u kap me drogë në 2017, ndërkohë që në atë operacion atëherë u arrestua edhe vëllai i bashkëshortes së tij, sot 40 vjeç. Shqiptari i arrestuar sot është 54 vjeç.

Burime policore bëjnë me dije se shtetasi shqiptar i arrestuar sot, rezulton se më parë ka përdorur për të hyrë në Greqi edhe pasaportë serbe, e vërtetuar kjo gjatë hetimeve të vitit 2017. Gjithashtu, me automjetin e këtij shtetasi, në vitin 2008 është arrestuar nga policia turke kunati i tij duke transportuar 22 kg heroinë nga Turqia për në Greqi. Pas daljes nga burgu, kunati i Andreas është arrestuar sërish gjatë operacionit të 2017.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion