I vihet zjarri gurores në Kurbin, digjen 5 makina të tonazhit të rëndë

Aktualitet

I vihet zjarri gurores në Kurbin, digjen 5 makina të tonazhit të

Një gurore në fshatin Shpërdhet të Kurbinit është përfshirë nga flakët, ku janë djegur 5 makina të tonazhit të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.07.2026, rreth orës 02:30 të mëngjesit, është raportuar një zjarr në fshatin Shpërdhet, në ambientet e një guroreje private.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi B. A. ka njoftuar autoritetet se në guroren që ai administron dhe përdor, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe policia, ndërsa është ngritur grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve të mundshëm dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT