I dënuar për vrasje në Fier, arrestohet në Greqi shqiptari i kërkuar prej tre dekadash!

Aktualitet

I dënuar për vrasje në Fier, arrestohet në Greqi shqiptari i

Një shqiptar i shumëkërkuar për krime të rënda është arrestuar në Greqi.

58-vjeçari i armatosur me inicialet A.K., u kap në kuadër të operacionit “Të Kërkuarit” dhe ka rënë në prangat e policisë helenike orët e fundit.

Arrestimi u krye pas bashkëpunimit midis policisë shqiptare dhe asaj greke.

Media e vendit fqinj informon se i arrestuari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit, më 27 qershor 2013, e dënoi me 14 vjet burg për veprat penale të “vrasjes me dashje” dhe “mbajtjes dhe prodhimit pa leje të armëve dhe municionit”.

Në vitin 1999, 58-vjeçari, gjatë një përleshjeje me tre civilë, qëlloi disa herë drejt tyre. Një person humbi jetën dhe dy anëtarë të tjerë të familjes së të ndjerit u plagosën.

Sipas burimeve policore, i kërkuari ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte gjetur strehim në Greqi.

Ai ndodhet aktualisht në paraburgim në Greqi dhe kanë filluar procedurat e nevojshme ligjore për ekstradimin e tij në Shqipëri, me qëllim vuajtjen e dënimit.

 

ME TE LEXUARAT