Përplasjet mes ish-ortakëve, SPAK hedh dritë mbi vrasjet e bujshme, si u eleminua rrethi i Ervis Martinaj

Aktualitet

Përplasjet mes ish-ortakëve, SPAK hedh dritë mbi vrasjet e

Përveçse shumave të mëdha të parave dhe flori, gjetur gjatë kontrolleve në banesat e bosëve të krimit, disa nga ngjarjet mbi të cilat SPAK ka hedhur dritë, kanë të bëjë me vrasjen e njerëzve të Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej gushtit 2022. Dhe pikërisht ishin përplasjet për këtë biznes që sollën eliminimin e rrethit të ngushtë të miqve të Martinaj.

Burime për Report Tv tregojnë se është zbardhur ekzekutimi i biznesmenit Bardhok Pllanaj, të dielën e Pashkëve, më 4 Prill 2021 në Shkodër. I njohur me nofkën “Kumbari”, ndërtues i pallateve, por i skeduar dhe për trafik droge ishte nisur drejt Malësisë së Madhe, kur një skuadër qitësish profesionistë ju vunë në ndjekje dhe e vranë 50 metra larg shtëpisë, në fshatin Dobraç i Ri.

Po ashtu, dritë është hedhur edhe mbi atentatin e dështuar ndaj 33-vjeçarit Taulant Pepaj më 21 shkurt 2021. Interesante duket se SPAK ka zbardhur edhe përplasjet mes Durim Bamit dhe grupit Avdylaj, që nga miq u kthyen në rivalë.

Është zbardhur vrasja në 2021-in në zonën e Astirit e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit. Një tjetër rast, është atentati ndaj Can Karriqit, një prej njerëzve më të besuar të Martinajt, atentati ndaj Ylli Brahimit, apo ekzekutimi i Brilant Martinajt. Më tej burimet thonë, se janë zbuluar disa atentate dhe në Durrës, ngjarje ku përfshihen Plaurent Dervishaj dhe Endrit Dokle, dy personazhe të njohur të bandës së Durrësit.  

SPAK hedh drite mbi këto ngjarje

Ekzekutimi i Bardhok Pllanës në Shkodër

Përplasja e Avdylajve me Bamët e Niklës

Vrasja e Brilant Martinajt me shokët

Vrasja e Can Karriqit

Vrasja e Erigers Mihasit

Vrasja e Armando Dumanit

 

ME TE LEXUARAT