Plagosja me armë, kryeministri sllovak në gjendje të rëndë, i nënshtrohet një operacioni tjetër

Bota

Plagosja me armë, kryeministri sllovak në gjendje të

Ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë, Robert Kalinak, ka deklaruar se kryeministri Robert Fico i është nënshtruar një operacioni tjetër.

“Kryeministri sllovak Robert Fico i është nënshtruar një operacioni tjetër këtë mëngjes që zgjati dy orë e gjysmë”, tha ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak për gazetarët.

Ndërsa më tej u shpreh se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Gjendja e tij shëndetësore është ende shumë e rëndë, ndoshta do të duhen disa ditë për të parë se si do të vazhdojë”, ka shtuar ai.

Fico kishte shkuar të mërkurën e 15 majit për të zhvilluar një takim me mbështetësit e tij, ku u qëllua me 4 plumba, në gjoks, stomak, gjymtyrë dhe në arterie. Menjëherë pas incidentit policia arrestoi autorin e plagosjes, një shkrimtar 71-vjeçar, i identifikuar si Juraj Cintula.

Gjatë marrjes në pyetje autori deklaroi se e kreu këtë akt, sepse nuk ishte dakord me qeverisjen nën drejtimin e Ficos.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion