Përplasje mes policisë dhe protestuesve, efektivët tentojnë t’i largojnë nga Kryeministria! Shoqërohet një person

Aktualitet

Përplasje mes policisë dhe protestuesve, efektivët tentojnë

Tensionet janë përshkallëzuar mbrëmjen e sotme pranë Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pas përplasjes së protestuesve me gardhin policor të vendosur përpara godinës, Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e para.

Protestuesit kanë bllokuar të dyja hyrjet e Kryeministrisë dhe kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të dalë përballë tyre.

“Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!” janë ndër thirrjet e protestuesve, të cilët prej 94 ditësh vijojnë aksionin kundër qeverisë.

Përshkallëzimi i protestës vjen pas paralajmërimeve të bëra një ditë më parë për nisjen e mosbindjes civile gjatë muajit shtator.

Forca të shumta policie ndodhen në zonën përreth Kryeministrisë, ndërsa efektivët po përpiqen të mbajnë nën kontroll situatën dhe të garantojnë perimetrin e sigurisë së godinës.

ME TE LEXUARAT