Përplasje me policinë te Kryeministria/ Protestuesit rrethojnë hyrjen, Dritan Goxhaj me megafon mes turmës

Aktualitet

Përplasje me policinë te Kryeministria/ Protestuesit rrethojnë

Në ditën e 94-t të tubimit para Kryeministrisë, ka pasur tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Tensionet kanë nisur pasi protestuesit kaluan pas godinës së Kryeministrisë, për të bllokuar hyrjen kryesore, ku futet e del eskorta e kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të tjerë.

Gjatë tensioneve ishin të pranishëm edhe disa prej të vetëshpallurve si organizatorë të protestës, mes të cilëve edhe Dritan Goxhaj dhe Arben Kola, të cilët përmes megafonit kanë nxitur të pranishmit që të rrethojnë godinën e Kryeministrisë.

Ende nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama ka qenë brenda godinës së Kryeministrisë, në momentin e tensioneve mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë./Shqiptarja

Lajm në përditësim...

ME TE LEXUARAT