"Ata hanë fazan e pinë shampanjë, ne s'kemi bukë të thatë"/ Qytetari në shesh: S'largohemi pa rrëzuar qeverinë
Lajmifundit
/
1 Shtator 2026, 19:52
Aktualitet

Në ditën e 94 qytetarët kanë dalë sërish në shesh dhe protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Siç edhe kishin paralajmëruar, kjo revolta nuk ka të ndalur.
Një qytetar që i është bashkuar protestës tha se kjo qeveri ka punuar kundër shqiptarëve
“Jam shumë I lodhur, kjo është një qeveri që po e shqyen këtë popull deri në palcë. Jam një i përndjekur politik.
Atje në Kryeministri duhet t’I rrethojnë qytetarët…
Pensionistë nuk u dalin paratë për ilaçe. Do të qëndrojmë në shesh derisa ta rrëzojmë këtë qeveri”, tha ai.


