Përplasi për vdekje me makinë një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet autori në Pogradec

Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë një 55-vjeçar dhe u

Një aksident me vdekje ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”. Sot është arrestuar autori i dyshuar që përplasi me makinë 55-vjeçarin dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi: Si rezultat i kontrolleve intensive, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i cili pasditen e djeshme, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Në vijim të dy informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë kapur dhe ndaluar shtetasin D. J., 29 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasi D. J. dyshohet se dje, rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin I. M., 55 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit, me këtë automjet.

Automjeti i shtetasit D. J. u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion