I doli në mbrojtje Berishës, Sali Lushaj mesazh Metës: Me ju deri në vdekje

Politikë

I doli në mbrojtje Berishës, Sali Lushaj mesazh Metës: Me ju deri

Presidenti Ilir Meta i ka dalë në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha, duke sulmuar ashpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tre ditë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata” Sali Berishen, kreu i shtetit e ka cilësuar këtë vendim një fletërrufe të porositur nga qeveria Rama.

Mesazhin e tij në mbrojtje të ish-kryeministrit ai e bëri në rrjetin e tij social “Facebook”, ku mori një sërë reagimesh, një prej të cilëve ishte edhe ai i truprojes së Berishës, Sali Lushaj, komenti i të cilit tërhoqi vëmendje.

Lushaj, i cili është babai i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi”, shprehte mbështetjen e tij “deri nw vdekje” ndaj Metës dhe Berishës.

I doli në mbrojtje Berishës, Sali Lushaj mesazh Metës: Me ju deri

“Ju përshëndesim e ju urojmë gjithë të mirat Zoti PRESIDENT. Jemi në mbështetjen tuaj e Zotit Berisha deri në vdekje. Deri në zhdukjen përfundimtare të antishqiptarëve Sorosian”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion