Gara për PD/ Agron Shehaj “tremb” Bashën, “lumë” pëlqimesh dhe mbështetje në rrjetet sociale

Politikë

Gara për PD/ Agron Shehaj “tremb” Bashën,

Një kandidim surprizë që ka sjellë një kthesë të re në garën për kreun e opozitës është ai i deputetit të zgjedhur, Agron Shehaj.

Shehaj e ka njoftuar kandidimin në rrjetet sociale, duke theksuar se vendi ka nevojë për një opozitë parimore. Ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendje është mbështetja e madhe që ai ka grumbulluar në rrjetet sociale. Mijëra qytetarë, e uronin në faqen e tij të “Facebook” për vendimin që kishte marrë, ndërsa shprehnin mbështetje maksimale.

Në postimin që Shehaj njoftonte kandidim janë arritur mbi 17 mijë pëlqime dhe më shumë se 4 mijë komente, pozitive.

Po ashtu, Vizion Plus pyet qytetarët në një sondazh se kush i fiton zgjedhjet për kryetari i PD: Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli apo Ibsen Elezi.

Duke iu referuar mënyrës se si kanë votuar qytetarët, pjesa më e madhe dëshirojnë që PD të drejtohet nga Agron Shehaj.

Mesa duket, Shehaj, i cili ishte ishte edhe kandidati i dytë më i votuar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, do të jetë një kandidaturë e fortë përballë kreut aktual, Lulzim Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion