Përplasi me makinë një 32-vjeçar që lëvizte me biçikletë, arrestohet autori në Elbasan

Aktualitet

Përplasi me makinë një 32-vjeçar që lëvizte me

Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi ka përplasur me makinë një 32-vjeçar, ky i fundit lëvizte me biçikletë.

I aksidentuari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“DVP Elbasan/ Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, automjeti që ai drejtonte ka aksidentuar shtetasin D. K., 32 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi D. K. ndodhet në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion