Plagosi 26 vjeçarin për 20 mijë lekë/ Zbardhet ngjarja në Durrës, nuk pagoi lekët e porosisë në lokal…

Aktualitet

Plagosi 26 vjeçarin për 20 mijë lekë/ Zbardhet ngjarja

Plagos shokun me thikë se nuk pagoi lekët e porosisë në lokal. Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Durrës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali.

Burime nga grupi i hetimit thanë se dy të rinjtë, përkatësisht 35 dhe 26 vjeç, kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal. Ata kanë konsumuar ushqim dhe pije alkoolike dhe pagesën e ka kryer njëri prej tyre. Bëhet fjalë për 20 mijë lekë të vjetra.

Pasi kanë dalë nga lokali, 35-vjeçari Alban Ndrejaj i ka kërkuar gjysmën e lekëve të pagesës Rejnis Kolës. Ky i fundit ka refuzuar t’i japë lekët dhe këtu ka nisur gjithçka. Fillimisht janë përfshirë në konflikt fizik dhe më pas 35-vjeçari e ka qëlluar me thikë në kofshë 26-vjeçarin.

Të dy janë dërguar në spitalin e Durrësit për mjekim. Policia ka bërë shoqërimin e tyre dhe po vijon punën për dokumentimin e ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion