Zbulohen detaje të reja nga vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni

Aktualitet

Zbulohen detaje të reja nga vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare

Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza të Italisë, pas një rënieje dramatike nga ballkoni i banesës ku jetonte me bashkëshortin e saj, gjithashtu shqiptar.

Shërbimet e emergjencës, përfshirë 118 dhe karabinierët, mbërritën në pallatin në Viale Beverora pas alarmit të dhënë nga bashkëshorti i saj, i cili e gjeti të shtrirë në oborrin e brendshëm të ndërtesës. Përplasja me tokën, nga një lartësi rreth 10 metrash, i shkaktoi dëmtime të rënda, veçanërisht në kokë, që rezultuan fatale.

Njësia hetimore e karabinierëve ka kryer rindërtimin e ngjarjes dhe inspektime të hollësishme në apartament dhe ambientet përreth. Hetuesit përjashtuan përfshirjen e palëve të treta dhe tani besohet se shkaku i rënies ishte një aksident, shkruajnë mediat.

Sipas hetimeve, vajza kishte ngelur jashtë apartamentit dhe në përpjekje për t’u kthyer brenda përmes ballkonit, humbi ekuilibrin dhe ra.

Familjarët e vajzës, përfshirë nënën dhe motrën, kanë mbërritur nga Shqipëria për të qëndruar pranë të afërmve të saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion