Përplasi 12-vjeçarin me makinë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, procedohet 28-vjeçari! I mituri transportohet te Trauma

Aktualitet

Përplasi 12-vjeçarin me makinë dhe u largua nga vendi i

Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka nisur një procedim ndaj një shoferi, i cili ka përplasur një 12-vjeçar në lagjen “Qemal Stafa”.

Shtetasi O. M., 28 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij ka goditur këmbësorin, djalin e mitur, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Për fat të mirë, 12-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar rastin në Prokurori, dhe ka nisur procedim penal për shoferin në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 28 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në lagjen “Qemal Stafa”, ka goditur këmbësorin, shtetasin e mitur 12-vjeçar dhe është larguar nga vendi I ngjarjes. 12 vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanwe

ME TE LEXUARAT