Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, plagosen dy persona
Lajmifundit
/
24 Dhjetor 2023, 12:33
Aktualitet

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë të diel në aksin Fier-Patos në vendin Portez. Mësohet se janë përplasur dy automjete dhe si pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në kanal.
Sakaq, raportohet se janë plagosur dy persona, të cilët ndodheshin te automjeti me targa greke.
Ndërkohë, në venddodhje ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.


