Ndihmoi “baronin e drogës”, Dritan Metaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga qelia

Aktualitet

Ndihmoi “baronin e drogës”, Dritan Metaj rekurs në

Ish-shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për vendimin e dhënë nga Apeli I GJKKO.

Metaj, kërkon zbutjen e masës së sigurisë, “arrest me burg” që u la në fuqi nga Apeli i GJKKO.

Ish-drejtuesi i Komisariatit të Kurbinit u arrestua më 9 tetor të këtij viti, gjatë operacionit “flakë në det”, pasi ai dyshohet sipas SPAK se ka ndihmuar ‘baronin’ e drogës Gëzim Çela në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës dhe mos kapjes nga policia si person në kërkim.

Gëzim Çela u arrestua pak javë më parë në Kosovë dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion