Përplasen dy makina në Elbasan-Peqin, plagosen anëtarët e dy familjeve

Aktualitet

Përplasen dy makina në Elbasan-Peqin, plagosen anëtarët e dy

Dy makina janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Mësohet se dy automjete “Ford” dhe “Volkswagen” janë përplasur fort me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht ka përfunduar vetëm me dëmtime të lehta të anëtarëve të dy familjeve që udhëtonin në mjetet përkatëse.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe një parakalim i gabuar. Sakaq, si pasojë e përplasjes është rënduar trafiku në këtë aks.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion