Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Sherif Merdarit: Artist i spikatur, u prehtë në paqe!

Politikë

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Sherif Merdarit:

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Sherif Merdani.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter“, Basha shkruan se Merdani ishte në nja artistët më të spikatur të brezit të tij.


Më tej, kreu i PD i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të artistit.

“Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë që sot humbën të afërmin dhe mikun e tyre! Shpirti i tij u prehtë ne paqe!”, shkruan Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion