Ndarja nga jeta e Sherif Merdanit, Meta: Guxoi të jepte dritë në periudhën më të errët!

Politikë

Ndarja nga jeta e Sherif Merdanit, Meta: Guxoi të jepte dritë në

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të këngëtarit të mirënjohur, Sherif Merdari.

Mesazhi i Ilir Metës:

Këngëtari i lirisë, Sherif Merdani u nda sot prej nesh duke lënë pas shumë dhembje.

I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, ai kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh pse guxoi të jepte një dritë shprese, nëpërmjet artit, në periudhën më të errët për vendin.



Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve për këtë humbje të pazëvendësueshme!

I paharruar kujtimi i Sherif Merdanit!

“…Dhe me diellin çdo mëngjes, po, po,

‘Let it be’, kam për të kënduar”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion