Deklaroi se përdori aplikacionin ‘Sky Ecc’, efektivi përjashtohet nga Garda

Aktualitet

Deklaroi se përdori aplikacionin ‘Sky Ecc’, efektivi

Një efektiv i gardës së republikës është përjashtuar nga rradhët e institucionit pasi ka deklaruar se ka përdorur aplikacionin e enkriptuar ‘SKY ECC’.

Burimet nga “Euronews Albania” bëjne me dije se agjencia e mbikqyrjes policore po shikon mundësine e një formulari tjetër që do ti dërgohet subjekteve vetdeklarues, për aplikacione të tjera që mesa duket nuk janë përdorur vetëm nga krimi.

Formulari për vetdeklarimin e përdorimit të aplikacioneve të enkriptuara SKY ECC dhe ENCRO CHAT, “djeg” zyrtarin e parë. Nga rreth 13 mijë subjekte të agjencisë së mbikqyrjes policore në rradhët e uniformave blu, gardës së republikës dhe shërbimit zjarrëfikës, vetëm 1 deklarues ka pranuar se ka përdorur një aplikacion të enkriptuar.

Bëhet fjalë për një efektiv të gardës së republikës ndaj të cilit është marrë menjëherë masa e perjashtimit nga institucioni që ka për mision, sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore dhe ruajtjen e objekteve të rëndësisë se veçantë.

Dosjet nën hetim të SPAK, ku rezulton se në fraksionet e hetimit për SKY ECC rezultojnë të implikuar 1 ose 2 punonjës policie ka bërë që AMP të shikojë mundësinë e dërgimit të një formulari shtesë me aplikacione të tjera që janë përdorur për qëllime të paligjshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion