Makina godet dy efektivat e policisë në Tiranë, drejtuesi 29-vjecar ishte nën efektin e...

Aktualitet

Makina godet dy efektivat e policisë në Tiranë, drejtuesi

Dy punonjes policie kane mbetur te plagosur ne Tirane pasi u goditen nga automjeti i drejtuar nga nje 29-vjecar.

Sipas njoftimit, drejtuesi i mjetit ka qene nen efektin e lendeve narkotike dhe pasi ka parë shërbimet e Policisë ka përplasur një automjet policie, gjatë tentativës për t’u larguar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të policisë Nr.1 arrestuan shtetasin S. Xh., 29vjeç i cili dyshohet se drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët morën asistencë mjekësore në spital.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës se 29-vjecarit, shërbimet e Policisë, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion