E vranë dhe e hodhën në lumin e Shkopetit, flasin fqinjët e 23-vjeçarit Renis Dobra: Nuk i bëhej kjo gjë një fëmije

Aktualitet

E vranë dhe e hodhën në lumin e Shkopetit, flasin fqinjët e

Një ngjarje e rëndë tronditi Matin këtë të mërkurë, ku 23-vjeçari Renis Dobra, u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit. I riu, nuk ishte kthyer në shtëpi prej orësh dhe ishte babai i tij i cili i alarmuar kishte shkuar në Polici ku dhe kishte bërë kallëzim për humbjen e të birit.

Menjëherë efektivët e Matit nisën kërkimet për të riun dhe u njoftuan më pas nga një banor i zonës për të trup të pajetë të cilin e kishte gjetur pranë liqenit. Kur shkuan në vendin e ngjarjes konstatuan trupin e pajetë të 23-vjeçarit.

Ndërkohë që për mediat kanë folur edhe fqinjët e të riut, të cilët kanë pohuar seë ishte një djalë i urtë dhe jo problematik,

 “Janë familje e mirë dhe ai si fëmijë ka qenë fëmijë, nuk merresh me një fëmijë, është krim ky. Nuk dimë çfarë të themi. I riu rregullohet! Familje shumë e rregull këtu në katun. Nuk e kemi gjë, fqinj jemi”, tha një prej fqinjve.

Kujtojmë se përmes një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Mat u paraqit shtetasi me ininciale R.D, i cili kallëzoi humbjen e djalit të tij 23-vjeçar, Renis Dobrës.

Menjëherë policia nisi kërkimet, ndërkohë që më tej u lajmëruan nga një banor i zonës se buzë liqenit të Shkopetit kishte gjetur trupin e pajetë të një të riu dhe kishte një plagë në trup.

Kur efektivët mbërritën në vendin e ngjarje, ata kanë konstatuar dhe se në zonën e qafës kishte mavijosje çka ngjalli dyshime se Renis Dobra edhe mund të jetë mbytur me litar.

Dy janë shkaqet që mendohet se kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë; një prishja e pazareve të drogës për shkak se në zonën përreth ka pasur raportime dhe ndërhyrje në parcela me kanabis; ose xhelozi për shkak të një marrëdhënie dashurie.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion