Tensione në Theth, banori shtrihet në tokë: Fadromat të kalojnë mbi trupin tim!

Aktualitet

Tensione në Theth, banori shtrihet në tokë: Fadromat të

Situata vijon të jetë e tensionuar në Theth, ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe policia po zhvillojnë aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike.

Banori Bekim Koçeku ka dalë përpara fadromës, duke i bërë thirrje autoriteteve të ndalojnë aksionin:

“I bëj thirrje shtetit, institucioneve të vijnë e të vënë dorë. Po na prishin shtëpitë, po na nxjerrin në rrugë të madhe. Le të më hipë sipër kamioni, le të vdes edhe unë.

I bëj thirrje Ramës, Benet Becit, kujt të mundet të vëjë dorë. Në të kundërt unë do të vdes sepse nuk kam para të paguaj borxhet.”

Edhe motra e tij, e pranishme në protestë, shprehu vendosmërinë për të mos lënë banesat e tyre: “Kemi ndërtuar 5 shtëpi.

Bekimi ka marrë kredi, ka lënë pensionin për të ndërtuar. Pasha të madhin Zot, në fadromë vdes, këtë vend nuk e lëshojmë.”

Nga ana tjetër, drejtori i zbatimit të vendimeve në IKMT, Fatmir Mete, deklaroi se në Theth janë planifikuar për t’u prishur rreth 70-80 objekte të ndërtuara pa leje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion