VIDEO/ “Yje…”, foto dhe batuta rrugëve, Rama flet për Shkodrën me vargjet e Ernest Koliqit

Politikë

VIDEO/ “Yje…”, foto dhe batuta rrugëve, Rama flet

Kryeministri Edi Rama ishte dje në Shkodër, ku zhvilloi një takim të zgjeruar diskutimesh mes qeverisë dhe bashkive për pikat e referimit ndërsa Shqipëria kryen detyrat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Po ashtu Rama inspektoi punimet që po kryhen në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, si dhe në kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, një aks me rëndësi për zhvillimin e turizmit.

Në kuadër të vizitës në Shkodër, kryeministri takoi po ashtu edhe qytetarë të shumtë, ndërsa u informua nga kryebashkiaku Benet Beci mbi projektet zhvillimore në këtë bashki.

Ndërsa ndau në rrjetet sociale momente nga këto takime, kryeministri zgjodhi vargjet e poetit e atdhetarit Ernest Koliqi, për të përkufizuar potencialin që ofron Shkodra për të ecur vetëm përpara:

“Përhap lajmin e zgjimit rrezja e parë e
t’parat përshëndetje dridhen n’heshti l’letë,
e shpejt n’at lavdi, qe e vesh’ fare,
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë”

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion