Përndiqte në mënyrë sistematike ish të dashurën, arrestohet 39-vjeçari
Lajmifundit
/
2 April 2021, 08:35
Aktualitet

Një 39-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet nga ish- e dashura për përndjekje sistematike. Policia e Tiranës ka njoftuar se ka rënë në pranga në mënyrë flagrante shtetasi me iniciale A.M.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. M., 39 vjeç, pasi në mënyrë sistematike ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj”, njofton policia.


