Përndiqte vazhdimisht një 31-vjeçare, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë!

Aktualitet

Përndiqte vazhdimisht një 31-vjeçare, arrestohet

Një 41-vjeçar u arrestua pasi përndoqi një 31-vjeçare, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë. Ai ishte i dënuar më parë për veprën penale “Përndjekja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 31-vjeçare se një shtetas e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Same”, për kapjen e tij.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi L. H., 41 vjeç, banues në Vorë.

Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur të njëjtën shtetase.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion