Përmbytet burgu i Durrësit, Beqaj dhe Veliaj transferohen në katin e dytë

As burgu i Durrësit nuk ka ‘shpëtuar’ nga përmbytja për shkak të motit të keq.
Të paraburgosurit, mes tyre Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj, pas përmbytjes së qelive në katin e parë janë transferuar në katin e dytë.
Pranë IEVP Durrës ka prezencë të lartë të ujit për shkak të reshjeve të dendura.
Prefekti Emiljan Jani ka deklaruar se janë përmbytur 8 qeli, ndërkohë që po dërgohen pompa për të larguar ujin.
“Situata është shumë e rëndë. Tetë familje janë evakuuar dhe janë strehuar në Kavalishencë. Ndërkohë janë përmbytur 8 qeli dhe po dërgohen pompat për largimine ujit pasi është përmbytur burgu”, shprehet ai.
Mësohet se niveli i ujit ka arritur në 10-15 centimetra në katin e parë, ndërsa të gjithë të dënuarit janë zhvendosur në katin e dytë.


