Përmbyset në rrugë kamioni në Mallakastër, bllokohet qarkullimi i mjeteve
Lajmifundit
/
7 Gusht 2025, 17:18
Aktualitet

Një kamion raportohet se është përmbysur sot në rrugën e Poçemit, në afërsi të Mallakastrës.
Bëhet me dije se drejtuesi i mjeti ia ka dalë të shpëtojë pa lëndime, ndërkohë që aksidenti shkaktoi bllokim e aksit Poçem-Akerni.
Momentalisht nuk dihet çfarë e shkaktoi përmbysjen e kamionit.


