Operacione nga ajri dhe toka për zjarret në Bulqizë, banorët në ankth: “Jemi gjithë natën pa gjumë”

Aktualitet

Operacione nga ajri dhe toka për zjarret në Bulqizë, banorët

Situata nga zjarret në qarkun e Dibrës mbetet kritike. Në Bulqizë, forcat zjarrfikëse dhe ato të armatosura kanë vijuar ndërhyrjet edhe gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm për të shuar vatrat e zjarrit që ende janë aktive, megjithëse në përmasa më të vogla.

Banorët e zonës janë në alarm. “Jemi gjitha natën pa gjumë, mos riaktivizohet,” thotë Ibrahim Spahiu, shtëpia e të cilit u rrethua nga flakët të shtunën pasdite, por fatmirësisht shpëtoi. “Na thanë dilni nga shtëpia… si ta lija shtëpinë që kam punuar një jetë?!”, shton ai, i tronditur nga përmasat e zjarrit që, sipas banorëve, janë më të mëdhatë që kanë parë ndonjëherë.

Operacionet e shuarjes po zhvillohen nga ajri dhe toka, me mbështetjen e strukturave të emergjencës, për të frenuar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur banesat. Rreziku i riaktivizimit mbetet ende i lartë për shkak të erërave dhe temperaturave të larta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion