Operacion anti-drogë në Mat, policia kap mat 33-vjeçarin duke u kujdesur për kanabisin në mes të pyllit

Aktualitet

Operacion anti-drogë në Mat, policia kap mat 33-vjeçarin duke u

MAT/ Policia e Matit ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçari pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Asgjësohen nëpërmjet djegies dhjetëra bimë narkotike. Procedohet penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Rreth Baz.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera kundër kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Mat finalizoi operacionin policor të koduar “End”. Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Rreth Baz, i cili u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në pyllin e fshatit ku banonte.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin R. D., kryetar i fshatit Rreth Baz.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion