Përfitoi mbi 33 mijë euro, duke mashtruar nëpërmjet emaileve fiktive, ekstradohet nga Gjermania 37-vjeçarja rumune

Aktualitet

Përfitoi mbi 33 mijë euro, duke mashtruar nëpërmjet emaileve

Përfitoi rreth 33 500 euro, duke mashtruar nëpërmjet emaileve fiktive, përfaqësuesit e një shoqërie shqiptare, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe, e dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Interpol Tirana

Përfitoi rreth 33 500 euro, duke mashtruar nëpërmjet emaileve fiktive, përfaqësuesit e një shoqërie shqiptare, ekstradohet nga Gjermania, shtetasja rumune.

Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe.

Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.

Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion