Përdhunoi të miturën në Sarandë, në kërkim 31-vjeçari

Aktualitet

Përdhunoi të miturën në Sarandë, në kërkim

SARANDË
Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë, shtetasi O. H., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale; K. B., 64 vjeç, banues në fshatin Vazhdimisht, Vlorë, pasi u konstatua në rrugën “Ismail Qemali”, Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

Po ashtu policia ka shpallur në kërkim shtetasin E.S., 31-vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale forcërisht me një 16-vjeçare.


Njoftimi i plotë i Policisë:


Vlorë


Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.


Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:


O. H., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale;

K. B., 64 vjeç, banues në fshatin Vezhdanisht, Vlorë, pasi u konstatua në rrugën “Ismail Qemali”, Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.
—
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. S., 31 vjeç banues në Sarandë, pasi një shtetase e mitur 16 vjeçe ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme

ME TE LEXUARAT