'Lajm i mirë', Rama: Brenda prillit mbërrijnë edhe 23 mijë doza të tjera Pfizer!
Lajmifundit
/
2 April 2021, 09:32
Aktualitet

Brenda prillit Shqipërisë do t'i shtohen edhe 23 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer në luftën kundër COVID.
Lajmin e ka dhënë mëngjesin e sotëm, Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.
"Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER. Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s'bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Evropë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë", shkruan Rama.


