Përdhunoi 70 vjeçaren, ja me sa vite burg dënohet shqiptari në vendin fqinj

Aktualitet

Përdhunoi 70 vjeçaren, ja me sa vite burg dënohet shqiptari

Me 13 vite burg është dënuar një shqiptar i akuzuar se ka përdhunuar një 70 vjeçare greke.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në datën 9 qershor të vitit të kaluar teksa e moshuara flinte në shtëpinë e saj në Skala Patmos kur ndjeu se dikush hapi derën e banesës së saj.

E moshuara ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e rëndë, duke treguar se shqiptari mbante thikë në duar duke e kërcënuar se nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të, do ta godiste.

Mediet greke shkruajnë se e moshuara gjatë përdhunimit i tha “nuk ke të dashur, çfarë do me mua, unë jam e sëmurë dhe plakë”. Ndërsa shqiptari i ishte përgjigjur: “të dua, kam ditë që të shikoj” .

ME TE LEXUARAT