Ndodh në Tiranë/ Burri i del para urbanit, refuzon të largohet nga rruga

Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Burri i del para urbanit, refuzon të largohet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, në rrugën “Bardhyl”.

Një burrë i ka dalë para autobusit të linjës së Unazës dhe ka qëndruar për disa minuta duke refuzuar të largohej. Si pasojë është krijuar trafik në gjithë aksin e rrugës.

Bashkë me trafikun rasti ka krijuar edhe kaos mes shoferëve, pasi kanë qëndruar disa minuta pa lëvizur duke i rënë borive të makinave, duke shqetësuar edhe kalimtarët e rastit apo banorët e zonës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar nga rruga burrin, i cili dyshohet se mund të ketë qënë në gjendje të dehur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion