Përdhunohet një 20-vjeçare në plazhin e Himarës

Aktualitet

Përdhunohet një 20-vjeçare në plazhin e Himarës

Policia e Himarës ka arrestuar një të ri, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë pa dëshirën e saj. Në pranga është vënë shtetasi D. M., 24 vjeç, banues në Tiranë

“Dyshohet se ky shtetas në plazhin e quajtur “Maraç”, Himarë, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, pa dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT